Politika e Kthimeve dhe Rimbursimeve
Refuzimi i porosisë pa pagesë:
Nëse dëshironi, mund të refuzoni produktin para se të pranoni dorëzimin e porosisë, pa asnjë kosto apo pagesë shtesë.
Ndërrimi i produktit për shkak të masave:
Nëse produkti nuk i përshtatet masave tuaja, mund ta ndërroni brenda një (1) jave nga data e marrjes së produktit, pa asnjë pagesë shtesë. Pas kësaj periudhe, ndërrimi është i mundur me një tarifë prej 2 euro.
Kthimi i produktit dhe rimbursimi:
Nëse nuk jeni të kënaqur me produktin, mund ta ktheni atë brenda 14 ditëve nga data e marrjes. Pas pranimit dhe kontrollit të produktit në gjendje të papërdorur, ne do t’ju rimbursojmë plotësisht shumën e paguar.
